Flash

Analiza e Lubonjës/ Zgjedhjet në Francë, dështimi i BE dhe Shqipëria

Lapsi.al 25 April 2022
Analiza e Lubonjës/ Zgjedhjet në Francë, dështimi i BE dhe

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar në një intervistë për Neës 24 zgjedhjet në Francë, ku Macron u konfirmua sërish si president. Lubonja thotë se influenca e Le Pen po rritet duke treguar se Europa po dështon.

Por Lubonja thotë se me Macron në krye të Francës, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut si më të rrezikuara nga influencat ruse, mund të futen më shpejt në BE.

“Zgjedhjet në Francë treguan se e djathta ekstreme është shqetësim në rritje. Le Pen fitoi vetëm në periferi. Në perëndim të majtat kanë qenë më të fuqishme. Po t’i shtojmë edhe BREXIT në Britani, ishte një ndeshje mes këtyre dy zonave.

E majta ka qenë për një sistem tjetër dhe nuk ka ndërtuar dot një qasje tjetër. E djathta ka disa pika të forta që janë te konservatorizmi, që e shohim se është i fortë. E majta nuk e ka nacionalizmin.

Macron e ka si pikën e tij më të fortë, ka ndryshuar shumë qëndrime, por një se ka ndryshuar, idenë e Europës. Le Pen ishte më nacionaliste, por edhe ajo kërkon ndryshimin e Europës. Macron mund të konsiderohet progresist në krahasim me konservatorët.

Fjala progres është pak e dyshimtë, duhet të dimë se çfarë të themi. Për mua është progres. Për rajonin, për vende si Shqipëria, Maqedonia që mund të jenë të rrezikuara nga influencat ruse, mund t’i shpejtohet një lloj futjeje brenda, më shumë se sa nga Le Pen, e cila i lë më jashtë duke qenë se është dhe anti-emigracion.

Është mundësi më shumë për ne. Kontradiksionet do mbeten, pasi është problem i madh se pse po rritet Le Pen, se po dështon Europa. S’jam optimist se Europa e Macron do të jetë e suksesshme. Kjo ishte fitore e kësaj ideologjie dominate.

Por përtej kësaj mbetet problem i një Macroni që e ka harruar fare të majtën dhe po ia merr këta votues Le Pen. Ne jemi diçka e mesme, që Europa e fut gjeopolitikisht, por nuk futesh dot organikisht. Ne kemi ende probleme, pasi jemi një vend ku nuk ka ende zgjedhje të lira dhe të ndershme”, - tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI