Flash

Kryhet shpërthimi i kontrolluar në Vlorë, zbulohet se çfarë kishte brenda pakoja e dyshimtë

Lapsi.al 25 April 2022
Kryhet shpërthimi i kontrolluar në Vlorë, zbulohet se

Pas rreth tre orësh, kryhet shpërthimi i komanduar nga njësia antieksploziv i ardhur nga Tirana, për pakon e dyshmitë që u gjet ditën e sotme në Vlorë nga banorët e zonës.

Sipas burimeve të policisë, pakoja përmbante brenda një tako druri, që nuk përbënte rrezik.

Në zonë u vendos një perimetër i gjerë sigurie ndërsa u bllokua qarkullimi për rreth tre orë deri kur është kryer shpërthimi i komanduar.

Ngjarja është shënuar në zonën e plazhit të vjetër, ndërsa dyshohet se objekti mund të ketë rënë ose hedhur nga një makinë që po kalonte në rrugë.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë menjëherë pas raportimit të banorëve, të cilët morën masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Të këshilluara

SPAK nis hetimin pasuror për Alqi Bllakon

Prokurorët e Posacëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë nisur hetimin pasuror ndaj ish deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako i cili gjendet...

12:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI