Flash

Ulen ndjeshëm shifrat, vetëm 6 raste të reja me Covid në Shqipëri

Lapsi.al 25 April 2022
Ulen ndjeshëm shifrat, vetëm 6 raste të reja me Covid në

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 508 testime, 6 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 23 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 508 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në këto bashki:

2 në Durrës, Patos, 1 në Lushnje, Peqin.

Janë 422 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,916 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Prill 2022)

Raste të reja ditore 6

Të shëruar në 24 orë 23

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 508

Testime totale 1,800,831

Raste pozitive 274,834

Raste të shëruara 270,916

Raste Aktive 422

Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 288

Fier 33

Vlorë 30

Korçë 15

Berat 12

Gjirokastër 11

Durrës 10

Elbasan 7

Kukës 3

Lezhë 3

Dibër 1

Të këshilluara

SPAK nis hetimin pasuror për Alqi Bllakon

Prokurorët e Posacëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë nisur hetimin pasuror ndaj ish deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako i cili gjendet...

12:15

Pranga dy ndërtuesve, zbulohen akuzat

Dy ndërtues në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës janë arrestuar për ndërtim pa leje. “Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ...

11:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI