Flash

Atentati në Pogradec, djali i pronarit të hotelit niset drejt Spitalit të Traumës

Lapsi.al 25 April 2022
Atentati në Pogradec, djali i pronarit të hotelit niset drejt Spitalit

Pogradesi u trondit sot nga një ngjarje e rëndë pasi një person u plagos me armë zjarri. I plagosuri është identifikuar si Joan Muçollari, i cili u qëllua me armë nga Fired Berberi dhe Greis Maxhari. Mësohet se fillimisht ata janë goditur me grushta dhe më pas është përdorur dhe pistoleta.Muçllari është nisur drejt Tiranës, pasi përveç plagës në këmbë të cilën e mori pasi u qëllua me pistoletë, ai ka dhe një plagë tjetër në kokë të shkaktuar nga një goditje me thikë.

Atentati i sotëm ndaj Joan Muçllarit rikthen në skenë ngjarjen e gushtit 2020, kur në mes të sezonit turistik u qëllua me breshëri plumbash drejt hotelit të babai të tij, kur brenda ndodheshin dhjetëra turistë.

Ndaj hotel “Volorekës” u bënë disa sulme brenda një harku kohor të shkurtër, më e rënda në 8 gusht, kur breshëritë e plumbave goditën disa mjete të parkuara në hotelin “Voloreka” në Tushemisht dhe dëmtuan godinën.

Në videon që u publikua atëherë, shihet një prej atentatorëve, me kallashnikov në duar dhe i maskuar. Teksa ecën i armatosur, personi në fjalë hap zjarr ndaj automjeteve, ku 7 makina luksoze përfunduan të dëmtuara. Shkak i sulmit u bë një grindje e mëparshme mes djalit të pronarit dhe 37-vjeçarit Mariglen Topuzi.

Për ngjarjen, policia arrestoi Ilir Berberin dhe 3 bashkëpunëtorët e tij : Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia.

Konfliktet e Muçllarit duket se nuk janë mbyllur teksa sot, në lagjen “Voloreka” dyshohet se djali i Ilir Berberit (i njohur si Lili i Rrushkës), Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari, persona me precedent të mëparshëm kriminal kanë qëlluar drejt tij, duke e lënë të plagosur në këmbë.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI