Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

VIDEO/ Misteri i heshtjes 40 sekonda të Papa Franceskut në TV

Lapsi.al 17 April 2022
VIDEO/ Misteri i heshtjes 40 sekonda të Papa Franceskut në TV

40 sekonda heshtje... një kohë e pafundme në televizion. Nëpër rrjetet sociale vazhdojnë të qarkullojnë pamjet e Papa Françeskut që nuk i përgjigjet pyetjes së fundit të gazetares së RAI, Lorena Bianchetti në fund të intervistës së transmetuar në programin e Raiuno “A sua immagine” mbrëmjen e së premtes përpara ceremonisë së “rrugëtimit të kryqit”.

“Shenjtëria juaj, është gati ora 3. Si duhet ta jetojmë këtë kohë sot?” – pyeti gazetarja, por Papa uli shikimin. Dukej sikur po mendohej. Në fund ngriti sytë dhe buzëqeshi si për të thënë: “Ja ku jam”.

Në të vërtetë nuk mund të kishte një përgjigje më elokuente. Ora 3 pasdite është momenti i vdekjes së Jezusit.

“Nga ora e 6 u bë errësirë në të gjithë tokën deri në orën e 9” – shkruhet në Ungjillin e Mateut. Dhe "ora e nëntë" përkon me orën 3 pasdite, momenti kur Jezusi bërtiti përpara se të vdiste: "Perëndia im! Perëndia im, pse më ke braktisur?". Biblicistët dhe teologët bien dakord në shpjegimin se mishërimi i Jezusit arrin thellësitë e vuajtjes: deri në heshtjen e Zotit.

"Përballë vdekjes, heshtja është më elokuente se fjalët. Prandaj le të ndalemi në heshtje lutjeje. Secili le të lutet në zemrën e tij për paqen e botës” – u shpreh Papa në mbrëmje. Ndonjëherë nuk ka fjalë, si përballë dhimbjes së pafajshme.

Dikur Papa Françesku ka shkruar: "Heshtja është gjithashtu gjuha e Zotit dhe është gjithashtu gjuha e dashurisë, siç shkruan Shën Agustini: Nëse heshtni, heshtni për dashurinë, nëse flisni, flisni për dashurinë". ©LAPSI.al

[video width="406" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/04/shorts-il-silenzio-di-Papa-Francesco-e-il-Perche-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI