Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Misteri/ Shfaqet në TV kapiteni i anijes ruse që u fundos

Lapsi.al 17 April 2022
Misteri/ Shfaqet në TV kapiteni i anijes ruse që u fundos

Misteri ka rrethuar luftanijen ruse “Moskva” të mbytur pak ditë më oarë në Odesa pasi Kremlini ka publikuar një video që shfaq të mbijetuarit përfshirë edhe kapitenin, Anton Kuprin i cili u raportua i vdekur pas goditjes.

2 ditë pas sulmit, Rusia deklaroi se kreu i marinës ruse kishte takuar ekuipazhin e anijes në Sevastopol, por qindra marinarë janë ende të zhdukur. Anija u mbyt të enjten pas një zjarri dhe një shpërthimi dhe sipas Ukrainës humbi jetën i gjithë ekuipazhi i saj prej 510 marinarësh që ishte në bord.

Megjithatë fati i ekuipazhit mbetet mister edhe pse Kievi pretendon se të gjithë humbën jetën pasi Rusia tha se ekuipazhi u evakuua dhe u dërgua në portin e Sevastopolit. Ka edhe raporte se një anije turke shpëtoi më shumë se 50 marinarë.

Tashmë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi një video 26 sekondash që tregon shefin e marinës, admiralin Nikolay Yevmenov, 60 vjeç, duke iu drejtuar oficerëve të marinës dhe marinarëve. Megjithatë nuk dihet se kur është zhvilluar takimi dhe kush ishte në të.

Një nga oficerët e pranishëm i ngjante kapitenit të rangut të parë Anton Kuprin, komandant i anijes “Moskva” për të cilin ukrainasit thanë se humbi jetën. Megjithatë në pamjet e nxjerra nga rusët ishin të dukshëm rreth 150 burra, ndërsa ekuipazhi i anijes luftarake të goditur ishte 510.

The clip also appears to show Captain Anton Kuprin

Burrat u rreshtuan në një mënyrë që të jepnin përshtypjen e një numri të madh të pranishëm gjatë parakalimit. Admirali rus u shfaq në TV duke thënë: "Ekuipazhi i kryqëzorit Moskva është në bazën kryesore, qytetin hero të Sevastopolit. Oficerët, ndërmjetësit, personeli me kontratë do të vazhdojnë shërbimin në Marinë”. TV shtetëror rus nuk ka shfaqur asnjë pamje të ekuipazhit që kthehet në shtëpi. ©LAPSI.al

The head of the Russian navy, Admiral Nikolai Yevmenov, meets with crew  members from the sunken missile cruiser Moskva in Sevastopol | U.S. & World  | denvergazette.com

The head of the Russian navy, Admiral Nikolai Yevmenov, meets with crew  members from the sunken missile cruiser Moskva in Sevastopol | U.S. & World  | denvergazette.com

The vessel was hit on Thursday

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI