Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Zbulohet baza në Tiranë ku kodoheshin celularë të pagjurmueshëm, policia sekuestron serverin

Lapsi.al 16 April 2022
Zbulohet baza në Tiranë ku kodoheshin celularë të

Policia e Tiranës ka arritur të zbulojë bazën e kodimit që merrej me 'blindimin' e celularëve për komunikime të pa gjurmueshme. Telefona të tillë punojnë të koduar me internet pa karta SIM. Baza e gjetur në Tiranë është në rruga "Mahmut Fortuzi" dhe është zbuluar pas 4 muaj hetimesh. Si rezultat i operacionit, është sekuestruar serveri i kodimit që gjendej brenda një prej serviseve të Tiranës që e ofronin këtë shërbim në këmbim të shumave monetare.

Në hetim është një teknik 35- vjeçar, banues në Tiranë, me origjinë nga Saranda.

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan penalisht shtetasin D. R., 35 vjeç, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Shitja e paautorizuar e kartave sim”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 8 aparate celulare të ndryshëm, për të cilat nuk dispononte faturë tatimore, të dyshuar kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Të këshilluara

#kudomeVodafone, edhe jashtë Shqipërisë!

Të tjera oferta fantastike roaming vijnë nga Vodafone Albania, për të siguruar një komunikim, si asnjëherë më parë, të pandërprerë, cilësor e të shpejtë për të ...

16:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI