Flash

Terrorizonte gruan me kallash, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 16 April 2022
Terrorizonte gruan me kallash, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili dhunonte dhe kërcënonte bashkëshorten e tij. Blutë e bregdetit ndërhynë pas denoncimit të gruas, banuese në lagjen nr.18 të Durrësit, ndërsa në momentin e kontrollit kanë gjetur një automatik tip “Kallashnikov” si edhe një thikë.

“Shtetasi E. Ll. ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe gjatë ndërhyrjes së Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua ,në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe 1 armë e ftohtë (thikë). Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, njofton policia.

Njoftimi i plotë

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, bëhet e mundur parandalimi i një ngjarje kriminale.

Vihet në pranga nje 45 vjeçar, për dhunë në familje.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së informacionit se në lagjen Nr.18, Durrës, shtetasi E. LL., ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe kishte edhe armë zjarri në banesë, duke i rrezikuar kështu jetën bashkëshortes, menjëherë kanë ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Ll., 45 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës.

Shtetasi E. Ll. ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe gjatë ndërhyrjes së Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua ,në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI