Flash

Alibeaj kundër Berishës: PD e demokratëve, jo e emrave të përveçëm

Lapsi.al 16 April 2022
Alibeaj kundër Berishës: PD e demokratëve, jo e emrave të

Enkelejd Alibeaj foli për një bashkim të demokratëve nën siglën e PD-së, ndërsa nuk la pa përmendur faktin se aktualisht në parti janë duke u zhvillluar zgjedhje në disa degë në kuadër të krerëve të grupseksioneve dhe drejtuesve lokal.

Teksa u pyet nëse shihte ndonjë pengesë për implementimin e kësaj platforme, Alibeaj tha se këto zhvillime nuk e bashkojnë PD-në, përkundrazi. Madje, një ndër pikat kryesore të platformës ishte ndërprerja e riorganizimeve të njëanshme në parti për t’i dhënë një mundësi ribashkimit.

“Duke qenë se kjo është një platformë që për bashkimin s’do të doja të bëja asnjë akt që duket provokativ, e rendësishme janë idetë, procesi dhe të jemi të sinqertë, siç besoj që e kanë dhënë të gjithë këta deputetë, që të rezonojë qendrimin e Grupit Parlamethar dhe të demokratëve poshtë. Kush bën procese të njëanshme, vetëm bashkim nuk bën”, tha Alibeaj duke theksuar se do të donte që të shfrytëzonte çdo mundësi, qoftë edhe minimale për të bashkuar PD-në duke mos harruar të japë edhe një tjetër mesazh për Berishën.

“PD është e demokratëve dhe jo e emrave të përveçëm. Nuk duhet të jetë e tillë. Ky koncept duhet refuzuar. Janë demokratët që përballen me regjimin e Edi Ramës atje në bazë”, tha Alibeaj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI