Flash

Punimet, si ndryshon qarkullimi i mjeteve në Unazën e Madhe

Lapsi.al 16 April 2022
Punimet, si ndryshon qarkullimi i mjeteve në Unazën e Madhe

Duke filluar nga dita e diel, 17 prill ndryshon qarkullimi i mjeteve në Unazën e Madhe, për shkak të punimeve që po kryhen në ndërtimin e Lotit 3. Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar të shtunës, "duke filluar nga dita e diel, 17.04.2022 ndryshon drejtimi i lëvizjes për mjetet në Unazën e Madhe për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e Lotit 3.

Automjetet që do të vijnë nga Sheshi Shqiponja në drejtim të Pallatit me Shigjeta, pas daljes nga nënkalimi i “Ozone”, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore të Lot-it 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë Mbikalimit te Pallatit me Shigjeta, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues.

Automjetet që përdorin aksin e rrugës dytësore djathtas, nuk do të kenë ndryshim të lëvizjes.

Automjetet që do të vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në drejtim të rruges “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë nënkalimit të O-Zone, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues në Lotin 2.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të ketë ndryshime në qarkullim.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti," thuhet në përfundim.

 

Të këshilluara

FOTO/ Vuçiç kërcënohet sërish me vdekje

Mediat serbe shkruajnë se autoritetet kanë nisur hetimet për një tjetër kërcënim me vdekje për presidentin Aleksandër Vuçiç. Bëhet fjalë për një person që në rr...

22:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI