Flash

Politikani danez djeg kuranin në Suedi, shpërthejnë trazirat

Lapsi.al 15 April 2022
Politikani danez djeg kuranin në Suedi, shpërthejnë trazirat

3 policë u dërguan në spital me lëndime të shumta pas përleshjeve me protestuesit që dolën në rrugë të irrituar pas veprimit që bëri politikani danez i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan duke djegur një kopje të Kuranit në qytetin Linköping të Suedisë të enjten.

Protestuesit e maskuar sulmuan policinë në 2 qytete të vendit pasi politikani radikal kishte thirrur një kundërprotestë. Disa makina policie u dogjën nga protestuesit. Partia “Tight Course” e Paludan u themelua në vitin 2017 dhe kërkon të ndalojë Islamin dhe do të dëbojë të gjithë myslimanët nga vendi.

Në vitin 2020, Paludan u dënua me 3 muaj burg për shpifje dhe deklarata raciste kundër myslimanëve gjatë një demonstrate. Në të njëjtin vit atij iu refuzua hyrja në Suedi për dy vjet. Kjo ndodhi pasi pati trazira të dhunshme në Malmö në lidhje me një festë ku ai do të digjte një kopje të Kuranit, të mbështjellë me proshutë, siç ka bërë disa herë në Danimarkë. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI