Flash

Yuri Kim për kundërshtarët e reformës në drejtësi: Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni

Lapsi.al 15 April 2022
Yuri Kim për kundërshtarët e reformës në drejtësi:

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim përmes një postimi në Twitter, thotë se kundërshtarët e reformës në drejtësi po shtojnë përpjekjet për të minuar zbatimin e saj, përfshi edhe vettingun. 

Postimi i Yuri Kim:

Teksa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë vettingun.

Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni.

Presidenti Biden e bëri të qartë në Memorandumin e Studimit të Sigurisë Kombëtare të 3 qershorit 2021 se lufta kundër korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI