Flash

Trafiku i klandestinëve, shpallet në kërkim 52-vjeçari nga Kukësi

Lapsi.al 15 April 2022
Trafiku i klandestinëve, shpallet në kërkim 52-vjeçari nga

Një 52-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet për transport të emigrantëve të paligjshëm. Mësohet se në kërkim është shpallur personi me iniciale B.L nga Kukësit. Ai po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, të cilët u proceduan penalisht.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 4”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. Operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë. Shpallet në kërkim 1 shtetas që transportonte 4 emigrantë të paligjshëm. Procedohen penalisht edhe 4 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte emigrantë të paligjshëm, nga Kukësi në drejtim të Tiranës, kundrejt shpërblimit monetar, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 4”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. L., 52 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. Shtetasi B. L., është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe duke u favorizuar edhe nga errësira, është larguar me shpejtësi. Vijon puna për kapjen e tij. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 4 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI