Flash

Alibeaj prezanton platformën për bashkimin e demokratëve: Është e rëndësishme të ruhet kontributi i kujtdo

Lapsi.al 16 April 2022
Alibeaj prezanton platformën për bashkimin e demokratëve:

Në një konferencë për mediat, ku prezantoi platformën për bashkimin e demokratëve, kreu i grupit parlamentar të PD,Enkelejd Alibeaj u shpreh se aktet e njëanshme nuk i shërbejnë PD.

“Kjo nuk e pengon grupin të eksplorojë cdo mundësi për të shmangur përcarjen e partisë. Kushdo e ka në ndërgjegje. Veprimet tona do i gjykojë koha e demokratët. Në cilësinë time si kryetar i PD kam bërë thirrje për bashkim. Duke quajtur si pikënisje bashkimin e pjesëve të ndara të grupit. Kam kërkuar të ftoj edhe kolegët deputetë të pezulluar apo përjashtuar. Falenderoj kolegët që kjo thirrje të ndodhte, kam ftuar në mbledhje kolegë të përjashtuar apo pezulluar dhe është fakt se cdo mbledhje është bërë me prezencën e tyre. Pas këtij hapi aktet e bashkimit duhet të jenë konkrete dhe të tregojë se PD ska të tepërt asnjë anëtar. Është e rëndësishme të ruhet kontributi i kujtdo. Aktet e njëanshme nuk i shërbejnë PD. Pas një jave diskutimesh, është konkluduar në një qëndrim për bashkimin e demokratëve.” -u shpreh Alibeaj.

Të këshilluara

FOTO/ Vuçiç kërcënohet sërish me vdekje

Mediat serbe shkruajnë se autoritetet kanë nisur hetimet për një tjetër kërcënim me vdekje për presidentin Aleksandër Vuçiç. Bëhet fjalë për një person që në rr...

22:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI