Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Dy shqiptarë në Spanjë arrestohen në "shtëpi bari"

Lapsi.al 16 April 2022
Dy shqiptarë në Spanjë arrestohen në "shtëpi

Garda Civile ka arrestuar dy 34-vjeçarë shqiptarë pasi akuzohen për drogë dhe organizatë kriminale. Këto dy shqiptarë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik, kishin ngritur një “shtëpi bari” ku kultivonin qindra rrënjë lënde narkotike.

Për të “maskuar” erën e fortë të marijuanës, në fazën e lulëzimit të saj, të arrestuarit përdornin një freskues tekstili që e ngrohnin pranë aparatit për nxjerrjen e ajrit dhe në këtë mënyrë kamuflonin erën .

Agjentët, gjatë kontrollit në garazh, kanë verifikuar se dhoma kishte disa zona për fazat e ndryshme të kultivimit të marijuanës. Përveç kësaj, të arrestuarit banonin në këtë vend.

Në total, Garda Civile ka sekuestruar 25,000 gram boçe marihuanë të thatë , si dhe sende të ndryshme të përdorura për zhvillimin dhe rritjen e bimëve, duke përfshirë katër kondicionerë, 101 çakëll elektrik, pesë nxehës, 28 ventilatorë, 72 llamba dhe mbajtëse llambash kultivimi dhe tetë soba me ngrohje .

Gjithashtu, ata kanë verifikuar se garazhi-magazina ka pasur lidhje të paligjshme me rrjetin elektrik.

Operacioni ka kulmuar me arrestimin e dy 34-vjeçarëve, të dy me kombësi shqiptare, për veprat penale të anëtarësimit në organizatë kriminale, krim kundër shëndetit publik (kultivim droge) dhe vjedhje me energjinë elektrike.

Të këshilluara

#kudomeVodafone, edhe jashtë Shqipërisë!

Të tjera oferta fantastike roaming vijnë nga Vodafone Albania, për të siguruar një komunikim, si asnjëherë më parë, të pandërprerë, cilësor e të shpejtë për të ...

16:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI