Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Flet Amina Muaddi: Si qëndron e vërteta e mardhënies time me Asap Rocky

Lapsi.al 16 April 2022
Flet Amina Muaddi: Si qëndron e vërteta e mardhënies time me Asap

Më 14 prill, një postim në Twitter akuzonte A$AP Rocky se kishte e tradhtuar të dashurën e tij shtatzënë Rihanna-n me stilisten, Amina Muaddi.

Por Amina-s iu deshën vetëm katër, pesë sekonda për t'i dhënë fund thashethemeve dashakeqe, duke e quajtur atë një "gënjeshtër të pabazë".

“Gjithmonë kam besuar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në rrjetet sociale nuk meriton asnjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e poshtër”, ka shkruar ajo në një deklaratë të postuar në Instagram më 15 prill.

“Fillimisht supozova se ky thashethem i rremë, i sajuara me një qëllim keqdashës—nuk do të merrej seriozisht. Megjithatë, në 24 orët e fundit, më është kujtuar se jetojmë në një shoqëri që është kaq e shpejtë për të folur për tema të tilla, pavarësisht nga baza faktike. Nuk u intereson se mund të jetë një nga periudhat më të bukura në jetën e dikujt."

Amina, e cila ka punuar në markën Fenty së bashku me Rihannën vitet e fundit, ka shpjeguar pse vendosi të mos qëndrojë e heshtur.

“Më duhet të flas pasi kjo nuk është e drejtuar vetëm ndaj meje, por është e lidhur me njerëzit për të cilët kam shumë respekt”, ka shkruar ajo. "Ndërsa Rihanna vazhdon të jetojë jetën e saj të qetë dhe unë i kthehem biznesit tim, u uroj të gjithëve një fundjavë të bukur të Pashkëve."

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI