Flash

Ironia therëse e Gaz Bardhit me fotot e Berishës

Lapsi.al 13 April 2022
Ironia therëse e Gaz Bardhit me fotot e Berishës

Gazment Bardhi ironizoi fort ndryshimet e reja brenda selisë blu.

Floriana Garo njoftoi sot se zyra e kryetarit do të përdoret për mbledhjet e Komisionit të Rithemelimit, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri të partisë. Po ashtu edhe Sali Berisha u fotografua në zyrën e tij të re.

Lexo më tej: 

Foto/Berisha futet dhe me zyrë në PD 

(VIDEO) Berisha rrëzohet në shkallët e PD-së 

Bardhi në një postim në rrjetet sociale, shkruan se ndërkohë që SHBA ka pranuar masakrën e 25 Prillit, opozita është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë. Sipas tij, Edi Rama tani ndihet i tmerruar dhe ka kuptuar që po i vjen fundi.

“Lajme nga “opozita” e vertetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë.

Pas fotove të shumta në zyrat e PD, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit, Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi. ??”, shkruan Bardhi.

Të këshilluara

Emëroher prefekti i ri i Korçës

Është liruar nga detyra Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari, ndërsa do ta zëvendësojë Nertil Jole. “Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të...

18:08

Rama bën ndryshime në qeveri

Ndryshime në qeveri. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka emëruar zëvendës ministër të Arsimit dhe Sportit Z.Endrit Hoxha. ...

17:38

Aksident në Laç, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër Laç- Mamurras, dy makina janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri. Nga aksidenti është plagosur një person, i cili ...

16:19

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI