Flash

8 të arrestuar në Tiranë, 3 në kërkim (Akuzat)

Lapsi.al 13 April 2022
8 të arrestuar në Tiranë, 3 në kërkim (Akuzat)

Tetë persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë për vepra të ndryshme penale, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Një 27-vjeçar me iniciale K. Q., banues në Tiranë është arrestuar pasi u dënua me një vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër pasi ndihmoi disa persona të kalonin kufirin.

Shtetasi me iniciale E. F., 41 vjeç është arrestuar për veprën penale “Mashtrimi”, pas dhënies së masës nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan.

Një shtetas me inicialet F. K., 51 vjeç është arrestuar në flagrancë pasi lëvizte me kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan edhe Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet 47-vjeçari me iniciale P. S., banues në Krrabë.

Gjatë kontrollit në mjetin e shtetasit A. B., 28 vjeç banues në Durrës, u sekuestrua një dorezë metalike.

Në kërkim ishte shpallur R. K., 32 vjeç, i i dënuar me 1 vit e 2 muaj e 28 ditë burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Shtetasit E. H., 35 vjeç dhe Xh. L., 31 vjeçe, banues në Tiranë janë arrestuar nga policia pasi drejtonin mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Aksident në Laç, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër Laç- Mamurras, dy makina janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri. Nga aksidenti është plagosur një person, i cili ...

16:19

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI