Flash

"S'ka pajtim në PD"/ Pampuri: Noka po gënjen në emër të deputetëve demokratë

Lapsi.al 13 April 2022
"S'ka pajtim në PD"/ Pampuri: Noka po gënjen në

Në një dalje për medie, deputeti demokrat Flamur Noka tha ndër të tjera se kriza në Partinë Demokratike do të vijojë për shkak se bashkimi i demokratëve pengohet ndër të tjera nga kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj. Noka tha se Alibeaj ka qëllim ta përçajë PD-në.

"Enkelejd Alibeaj nuk ka lidhje me këtë bashkim, vazhdon të përkushtohet lojës së Ramës dhe të Bashës në përçarjen e PD-së. Alibeaj nuk e ka mision atë që kanë demokratët që të dalin më të bashkuar për tu përballur regjimin. U kërkua që të tërhiqte padinë pasi ai nuk mund të flasë në emër të Partisë Demokratike”, është shprehur Noka.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes Orjola Pampuri, e cila i ka konsideruar fjalët e anëtarit të Komisionit të Rithemelimit si gënjeshtra. Pampuri thotë se Noka është duke mashtruar në emër të demokratëve, në një kohë kur gjendja e PD-së kërkon maturi dhe përgjegjësi edhe në komunikimet me mediet.

"Gënjeshtrat dhe mashtrimi në emër të deputetëve të PD nga kolegu Flamur Noka, janë një fyerje e rëndë për secilin prej nesh. Deformimi me dashje në publik i qëndrimeve tona, pa asnjë autoritet nga Grupi Parlamentar, jashtë realitetit të mbledhjes së djeshme, jashtë diskutimeve të përgjegjshme të secilit prej kolegëve të Grupit Parlamentar, nuk ndihmon në bashkimim e demokratëve. Askush nuk ka të drejtë të shpallë qëndrimet e tij të izoluara si diskutime të Grupit Parlamentar. Gjej rastin të ritheksoj qëndrimin e shumicës së deputetëve të Grupit Parlamentar për ndaljen e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes, sulmit dhe arrogancës mes demokratëve. Çdo deputet i PD ka përgjegjësinë që në këtë moment të vështirë për PD të tregojë maturi dhe përgjegjshmëri në çdo komunikim me publikun, për të mos i fryrë më shumë rrugës së përçarjes", shkruan Pampuri.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI