Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Rritja e çmimit të energjisë/Balluku: Paguan më shumë ai që harxhon më tepër

Lapsi.al 13 April 2022
Rritja e çmimit të energjisë/Balluku: Paguan më shumë

Në një dalje për mediet, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka bërë të ditur vendimet e fundit të marra nga Këshilli i Ministrave. Balluku ka paralajmëruar një vendim të qeverisë, të përmendur edhe më herët, i cili do ta bëjë më të shtrenjtë energjinë për të gjitha ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kw/h në muaj.

Kryeministri nuk e ka thënë të pasur dhe të varfër, nuk mund t’i ndajmë kështu. Nuk kemi ndonjë synim që t’i klasifikojmë kështu. Kryeministri i referohet personave që konsumojnë më shumë energji. Ne po bëjmë një studim se sa kilovat orë i duhet familjeve normale për të konsumuar. Për të pasur elektroshtëpiake, ngrohje mesatare dhe për të pasur një familje mesatare. Përsa i përket familjarëve, duke pasur një analizë të mirëfilltë, cila konsiderohet një sasi që mund të sigurojë energjinë. Sot po bëjmë diferencimin e një fashë. Rreth 700 kilovat orë është fasha. Nuk është marrë një vendim. Rreth 700 kilovat orë është mesatarisht sasia e energjisë që konsumon një familje. Ata që harxhojnë më shumë, do paguajnë më shumë. Ne na është dashur t’i futemi kësaj analize për të klasifikuar energjinë e nevojshme. Kush do harxhojë më shumë, do e paguajë”,- ka thënë ministrja.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI