Flash

Mbante fëmijët në skamje mes minjve dhe buburrecave, arrestohet nëna shqiptare

Lapsi.al 13 April 2022
Mbante fëmijët në skamje mes minjve dhe buburrecave, arrestohet

Një nënë shqiptare në Greqi është arrestuar pas denoncimit nga ish-bashkëshorti për kushtet e këqija në të cilin jetonin fëmijët e tij. Mësohet se pas akuzave të ish-bashkëshortit 48-vjeçar, policia ka kontrolluar shtëpinë e gruas dhe ka gjetur tre të miturit që jetonin në kushte çnjerëzore: mes plehrave, buburrecave dhe minjve. Fëmijët kishin shenja pickimesh në trup. Denoncimi i 48-vjeçarit është depozituar që 6 prill të këtij viti. Ish-bashkëshorti u shpreh se sa herë përpiqej t'i afrohej shtëpisë, gruaja ose shoqërues të saj e sulmonin. Dëshmitarë thanë më vonë për policinë se 32 –vjeçarja i kishte përdorur fëmijët edhe për të lypur në kishën e Panagia Grigorousa në Monastiraki.

Në përfundim të gjykimit, 32-vjeçarja u dënua me 8 vite burg, pa mundësinë e lirisë me kusht.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI