Flash

(Profil) Kush është Prefekti i ri i Korçës

Lapsi.al 13 April 2022
(Profil) Kush është Prefekti i ri i Korçës

Është liruar nga detyra Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari, ndërsa do ta zëvendësojë Nertil Jole.

Nertil Jole, 37 vjeç, ka lindur në Korçë. Pas shkollimit në vendlindje ku kreu shkollën e mesme, ai kreu studimet e larta në Universitetin Perëndimor të Anglisë në Bristol për Teknologji Arkitektonike dhe Projektim. Pas kthimit në Shqipëri, ka mbrojtur Master Shkencor për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Përvojën e parë në punë e ka filluar në Bashkinë e Tiranës pranë zyrës së urbanistikës, ku punoi për rreth 2 vjet (2011-2012). Nga shtatori i 2013 deri në fund të vitit 2017 ishte Drejtor i Zhvillimit të Territorit në Ministrinë e Zhvillimit Urban. Ndërsa përgjatë periudhës 2018-2022 ka punuar një vit si Koordinator në Departamentin Rregullator dhe Përputhshmërisë në Kryeministri, si dhe tre vite të tjera si drejtor i Politikave dhe Prioriteteve në Kryeministri.

Nertili vazhdimisht ka qene aktiv me opinionin e tij për tema të aktualitetit politik në median e shkruar dhe atë vizive.

Të këshilluara

Emëroher prefekti i ri i Korçës

Është liruar nga detyra Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari, ndërsa do ta zëvendësojë Nertil Jole. “Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të...

18:08

Rama bën ndryshime në qeveri

Ndryshime në qeveri. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka emëruar zëvendës ministër të Arsimit dhe Sportit Z.Endrit Hoxha. ...

17:38

Aksident në Laç, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër Laç- Mamurras, dy makina janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri. Nga aksidenti është plagosur një person, i cili ...

16:19

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI