Flash

2 varrime në 1 orë/ Djali përcjell babain, gruan e varrosin fëmijët

Lapsi.al 13 April 2022
2 varrime në 1 orë/ Djali përcjell babain, gruan e varrosin

Sot në fshatin Vidhishtë të Roskovecit janë zhvilluar ceremonitë mortore të dy viktimave të një dite më parë. 30-vjeçarja Merushe Hazizi është përcjellë nga familja e saj ndërsa është braktisur nga bashkëshorti i cili ka zgjedhur të shkojë në varrimin e babait që i vrau gruan me thikë. Fqinjët e gruas së re shpjegojnë në mënyrën e tyre arsyet e konfliktit që çoi në dy vdekje.

"Ajo goca ishte me 3 fëmijë. La burrin që kishte nga Berati dhe u lidh me këtë nga Vidhishtja. I vjehrri nuk donte. Ky la nusen e parë me djalin 10 vjeç dhe mori këtë. 

Nuk e di pse u ndanë. Ai shumë njeri i mirë, ai erdhi tre herë e kërkoi para se kjo të vinte këtu. E di që me atë u nda dhe nuk donte të vinte më te ai dhe u lidh me këtë djalin këtu. Ky ishte martuar me një nga Gorica dhe e la" - thotë një fqinjë për mediat.

Një ditë më parë Xhevdet Hoxha vrau nusen e djalit duke e qëlluar disa herë me thikë në trup. Pas vrasjes ai shkoi në një pemë pas banesës dhe është vetëvarur.

Të këshilluara

Elisa Spiropali në pozicion presidencial

Pas fotos së sikletshme që qarkulloi nga Kongresi i Partisë Socialiste, kur iu desh të duronte në krah të saj një “shtriqje” të Taulant Ballës, Elisa Spiropali ...

20:23

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI