Flash

Gjenden 1500 ushtarë rusë të vrarë në Dnipro, kryebashkiaku: Hajde merrini!

Lapsi.al 13 April 2022
Gjenden 1500 ushtarë rusë të vrarë në Dnipro,

Trupat e më shumë se 1,500 ushtarëve rusë janë gjetur në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnipro, ka njoftuar një zyrtar ukrainas.

Nënkryetari i bashkisë së këtij qyteti, Mychajlo Lyssenko, tha se trupat janë dërguar në 4 morgje të ndryshme.

Ai u kërkoi nënave ruse që të shkonin dhe të merrnin djemtë e tyre të vdekur.

“Unë nuk dua t’i varros ata në varre masive, dhe nuk dua t’i djeg. Ne nuk jemi brutalë”, - shtoi ai.

Sipas ushtrisë ukrainase, pothuajse 20,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës ruse gati 7 javë më parë.

Moska, nga ana tjetër, thekson se ka humbje dukshëm më pak dhe së fundi njoftoi se janë 1,351 ushtarë të vdekur nga radhët e saj./REL

Të këshilluara

Elisa Spiropali në pozicion presidencial

Pas fotos së sikletshme që qarkulloi nga Kongresi i Partisë Socialiste, kur iu desh të duronte në krah të saj një “shtriqje” të Taulant Ballës, Elisa Spiropali ...

20:23

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI