Flash

Rama sulmon raportin e DASH: I pavlerë, “copy paste” vit pas viti

Lapsi.al 13 April 2022
Rama sulmon raportin e DASH: I pavlerë, “copy paste” vit pas

Kryeministri Edi Rama reagoi 24 orë më vonë pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit që bënte një sërë kritikash të rënda për të drejtat e njeriut në Shqipëri. Por Rama ka mbajtur një qëndrim të çuditshëm duke mos dhënë asnjë përgjigje për kritikat, por duke e konsideruar këtë raport të pavlerë dhe përsëritje vit pas viti.

“Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit?” – shkroi Rama në Twitter.

Por Departamenti amerikan i Shtetit bënte kritika të forta lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri se gjatë vitit 2021 për “problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdonte procesi i vetingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet lokale”.

“Mosndëshkimi mbeti një problem, megjithëse Organi i Specializuar për Antikorrupsionin dhe gjykatat antikorrupsion bënë përparim të rëndësishëm gjatë vitit në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar”, thuhet në raport.

LEZOJE KETU TE PLOTE: Raporti i DASH: Korrupsioni në Shqipëri i përhapur në të gjitha degët e qeverisë

Të këshilluara

Emëroher prefekti i ri i Korçës

Është liruar nga detyra Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari, ndërsa do ta zëvendësojë Nertil Jole. “Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të...

18:08

Rama bën ndryshime në qeveri

Ndryshime në qeveri. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka emëruar zëvendës ministër të Arsimit dhe Sportit Z.Endrit Hoxha. ...

17:38

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI