Flash

Bjellorusia shpall listën e vendeve “jo miqësore”, mes tyre edhe Shqipëria

Lapsi.al 8 April 2022
Bjellorusia shpall listën e vendeve “jo miqësore”, mes

Qeveria bjelloruse ka miratuar këtë të premte një listë të “vendeve jomiqësore”. Sipas një raporti të Agjencisë Ruse të Lajmeve Satelitore lista përfshin disa shtete mes tyre edhe Shqipërinë. Konkretisht bëhet fjalë për Australinë, shtetet anëtare të BE-së, Kanadanë, Lihtenshtajnin, Norvegjinë, Zelandën e Re, Shqipërinë, Islandën, Maqedoninë e Veriut, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Malin e Zi, Zvicrën.

Sipas dekretit të qeverisë, këto vende po ndërmarrin “veprime jomiqësore kundër subjekteve juridike dhe individëve bjelloruse”.

Më parë, qeveria ruse miratoi më 7 mars një listë të vendeve dhe rajoneve që kanë ndërmarrë veprime jo miqësore kundër Federatës Ruse, kompanive dhe qytetarëve rusë. Përfshirë Shtetet e Bashkuara, shtetet anëtare të BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Japoninë dhe disa vende të tjera.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshëm atmosferike duke sjellë gjatë paradites kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në...

07:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI