Flash

Meta për Bashën: U thashë me këtë kec do rrëzoni Edi Ramën

Lapsi.al 7 April 2022
Meta për Bashën: U thashë me këtë kec do rrëzoni

Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte mjaft i ashpër me ish-kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të cilin tha se e tradhtoi në kauzat e tij.

“Presidenti ishte i minuar dhe nga lidershipi i opozitës dhe i minuar edhe nga ish-partia e tij, që me ose pa dashje me tradhtoi duke mos më mbështetur në të gjithë idetë dhe qëndrimet e mira si President” – tha Meta në Syri TV duke shtuar se vendi i tij pas lënies së mandatit në korrik do të jetë në opozitë.

“Nje nga angazhimet e mia ne te ardhmen do te jete qe qytetaret te flasin nepermjet referendumeve dhe jo nepermjet "Keshillimeve". Me 25 korrik 2022 opozita do ridimensionohet.

Opozita ka qene e kapur dhe e shitur. Ndaj ndodhi ajo qe ndodhi me 25 prill. Madje e kam paralajmeruar me herët: Pse me këtë kecin (Lulzim Bashën) ju do përmbysni Ramën?” – u shpreh Meta që tha prerë se “nuk do të pranojë asnjë propozim për një mandat të dytë si President”, por duke e lënë të hapur se mund të ndodhë “pas 25 vitesh ndoshta”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI