Flash

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

Eni Vasili e mbyll në Top Channel: Këtë të enjte nuk do jemi në studio

Lapsi.al 7 April 2022
Eni Vasili e mbyll në Top Channel: Këtë të enjte nuk do jemi

Gazetarja Eni Vasili ka bërë një mesazh falënderimi me mbylljen e emionit “Open” në Top Channel. Në një postim në Instagram, Vasili shkruan se nga kjo e enjte nuk do të jetë më në studio. Gazetarja kujton se gjatë kësaj eksperience ka lindur edhe dy vajzat e saj.

“Emisioni Open në Top Channel këtë të enjte nuk do të jete në transmetim. Ashtu siç e lajmërova në një emision të regjistruar te hënën e shkuar udhëtimi ynë në Top mbërriti në stacion.

4 vite më parë detyra që na u vu përpara ishte një super sfidë, ajo e rikthimit të vëmendjes së publikut. Kjo sfidë bashkë me shumë të tjera që koha na vuri përpara, sot rezultojnë të jenë një sukses për të cilin e vlen të ndjehet i përmbushur kushdo që dha kontribut. Koha në Top për mua do jetë e paharrueshme edhe për një arsye personale.

Aty lindën vajzat e mia. Kaluam të treja 9 muaj te jashtëzakonshëm në studion e Open, nuk munguam asnjë ditë në tryezën e debatit, qëndruam për 12 orë të ulura në një studio transmetimi ne zgjedhjet e prillit, e lamë studion vetëm dy javë përpara se krijesat e mia të ëmbla te vinin në këtë botë e u riktheva në shtator në punë ndërsa ato ende nuk kishin bërë 40 ditë.

Sot kur e kthej kokën pas mund te ndjehem veç krenare për përkushtimin dhe sakrificën me të cilën çdo ditë e vesh pasionin tim për punën që bëj. Ju përulem me zemër në dorë për tu falënderuar për besimin që më dhatë në këto vite. Mbetet privilegji im më i madh të kem mundësinë tu shërbej.

Me Open do të shihemi shumë shpejt në Neës 24 ku po realizohet një super studio ekskluzive me të cilën do ju njoh së afërmi. Kthimi në News është një kthim në shtëpi aty ku programi u formësua dhe u bë një brand. Aty ju pres për beteja të reja. Love you all,” – ka shkruar Vasili.

“Open” u mbyll për shkak të rikthimit në Top Channel të Sokol Ballës që do të marrë edhe drejtimin e emisioneve politike me programin e tij “Top Story”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Legalizimi i kanabisit si Kalë Troje

Nga Dom Gjergj Meta Për momentin po kufizohem të them se legalizimi i kanabisit (qoftë edhe për qëllime kinse mjekësore) është Kali i Trojës i drogave më të ...

19:35

Aksident në Lezhë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku janë përfshirë dy automjete. Përplasja mësohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve...

17:24

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI