Flash

Escobar: Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë në Tiranë, nuk ndryshojmë pozicion lidhur me të shpallurit "non grata"

Lapsi.al 7 April 2022
Escobar: Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë në

Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimorka thënë për Top Channel se pozicioni i SHBA për Sali Berishën nuk ndryshon. Televizioni kërkoi një reagim prej tij pas deklaratave të fundit të Sali Berishës në adresë të ambasadores amerikane në Tiranë. 

“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptara. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë. Pozicioni ynë në lidhje me të shpallurit non grata për korrupsion apo ata që minojnë demokracinë është i qartë, i vendosur, i fortë dhe i pandryshuar”, shprehet Escobar në emailin dërguar gazetarit të Top Channel. 

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku janë përfshirë dy automjete. Përplasja mësohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve...

17:24

Rama: Absolutisht do ta legalizojmë kanabisin

Edi Rama tha se qeveria do të bëjë gjithçka që kanë kërkuar qytetarët, përfshirë edhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. 61% e shqiptarëve janë s...

11:34

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI