Flash

53 raste të reja me Covid në Shqipëri (Harta)

Lapsi.al 7 April 2022
53 raste të reja me Covid në Shqipëri (Harta)

53 qytetarë të infektuar me koronavirus dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i bere publik nga ministria e Shendetesise.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1075 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë, në këto bashki:

23 në Tiranë, 7 nw Fier, nga 4 qytetarw nw Gjirokastwr, Sarandw, nga 2 qytetarw nw Kuçovw, Divjakw, Lushnje, nga 1 qytetar nw Shkodwr, Mirditw, Durrws, Mallakastwr, Delvinw, Maliq, Berat, Dimal, Elbasan.

Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,155 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Prill 2022)

Raste të reja ditore 53

Të shëruar në 24 orë 53

Të shtruar në spitale 12

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1075

Testime totale 1,784,345

Raste pozitive 274,108

Raste të shëruara 270,155

Raste Aktive 461

Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 251

Vlorë 56

Fier 45

Gjirokastër 29

Elbasan 21

Korçë 15

Berat 14

Durrës 12

Kukës 6

Shkodër 6

Lezhë 6

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku janë përfshirë dy automjete. Përplasja mësohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve...

17:24

Rama: Absolutisht do ta legalizojmë kanabisin

Edi Rama tha se qeveria do të bëjë gjithçka që kanë kërkuar qytetarët, përfshirë edhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. 61% e shqiptarëve janë s...

11:34

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI