Flash

Denoncoi zhdukjen e bashkëshortes në Lezhë, i shoqi mbahet prej orësh në komisariat

Lapsi.al 7 April 2022
Denoncoi zhdukjen e bashkëshortes në Lezhë, i shoqi mbahet prej

Bashkëshorti i kryesekretares së Gjykatës së Lezhës është duke u mbajtur prej disa orësh në komisariatin e Lezhës. 34-vjeçarja është larguar gjatë natës së mbrëmshme nga shtëpia dhe burri i saj e ka deklaruar të zhdukur. Dyshohet se gruaja të jetë larguar nga banesa për shkak të konflikteve në familje, mirëpo nuk përjashtohen as pistat e tjera. Nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime hetimore intensive, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të largimit nga banesa.

Marku punonte prej vitesh në gjykatën e Lezhës, ndërsa së fundmi kishte fituar një vend pune si OPGJ në Prokurorinë e Lezhës dhe brenda pak ditësh pritej të transferohej. Policia po vijon kontrollet dhe hetimet në vendet ku dyshohet se mund të jetë.

 

Të këshilluara

Rama: Absolutisht do ta legalizojmë kanabisin

Edi Rama tha se qeveria do të bëjë gjithçka që kanë kërkuar qytetarët, përfshirë edhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. 61% e shqiptarëve janë s...

11:34

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI