Flash

925 fidanë kanabisi në 10 sera, 2 të arrestuar në Durrës

Lapsi.al 7 April 2022
925 fidanë kanabisi në 10 sera, 2 të arrestuar në

Dy persona janë vënë në pranga dhe një është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi në Durrës. Me finalizimin e operacionit të koduar policor “Thumana” në pranga u vu K. L., 32 vjeç, banues në Gjorm, Kurbin dhe Q. F., 68 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë;

Kurse, në kërkim u shpall  A. F., 36 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë, djali i një prej të arrestuarve.

Njoftohet se gjatë kontrollit në Shkozë-Bardhë në truallin pas banesës së 68-vjeçarit Q. F., kanë konstatuar 10 sera në të cilat ishin të kultivuara 925 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një qese plastmasi me fara të dyshuara si ato cannabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Një pjesë e fidanëve janë asgjësuar kurse një pjesë tjetër janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë gjahu dhe farat cannabis sativa.

Të këshilluara

Qeveria "shet" Butrintin tek një fondacion

Qeveria shqiptare miratoi të mërkurën një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së së Kulturës dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit për administrimin e nënzonav...

22:32

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI