Flash

Ambasadori shqiptar në OKB tregon çfarë ndodh me përfaqësuesin rus jashtë sallës

Lapsi.al 6 April 2022
Ambasadori shqiptar në OKB tregon çfarë ndodh me

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha zbulon se për viktimat civile në Bucha të Ukrainës do të ngrihet një komisioni i posaçëm për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me krime lufte apo genocid.

Hoxha ka rrëfyer edhe marrëdhëniet me ambasadorin rus në OKB, Vasily Nebenzya për të cilin tha se ka raporte normale, por situata është më e vështirë jashtë se brenda sallës së Këshillit të Sigurimit.

Megjithatë Hoxha theksoi se nuk bëhet fjalë për raporte personale, por qëndrime ndërmjet shteteve që secili prej tyre përfaqëson.

“Me ambasadorin rus marrëdhëniet i kam normale në sallë, të vështira jashtë sallës së Këshillit të Sigurimit, por as ambasadori rus dhe as unë nuk e marrim këtë si personale.

Qëndrimet janë të vendeve, janë të kombeve që përfaqësojmë dhe natyrisht marrëdhëniet mes kolegëve do mund të vazhdojnë edhe pse nuk janë të lehta sot” – tha Hoxha në një intervistë në emisionin “Opinion”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Qeveria "shet" Butrintin tek një fondacion

Qeveria shqiptare miratoi të mërkurën një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së së Kulturës dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit për administrimin e nënzonav...

22:32

Emërohet prefekti i ri i qarkut Durrës

Roland Nasto, prefekt i Qarkut të Durrësit, është liruar nga detyra. Këshilli i Ministrave vendosi që në vend të tij të jetë Emiljan Jani. Ky vendim do të hy...

17:43

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI