Flash

Zbardhet dëshmia e sekretares së gjykatës së Lezhës: Pse ika nga shtëpia

Lapsi.al 7 April 2022
Zbardhet dëshmia e sekretares së gjykatës së Lezhës:

Lajmi se ishte zhdukur krye-sekretarja e Gjykatës së Lezhës u përhap me shpejtësi në media për shkak të detyrës që ajo ka. Denoncimi në polici i bashkëshortit të saj polic ngriti në këmbë uniformat blu mbrëmjen e së mërkurës. Por 24 orë më pas ajo vetë kontaktoi policinë.

Klaudia Marku ka deklaruar para hetuesve se ishte larguar nga banesa pas një debati me bashkëshortin. Gjatë këtyre orëve ajo tha se ka qëndruar në një hotel në Lezhë. Shkëputjen e kontakteve me të shoqin, ajo e justifikon me faktin se i ishte bllokuar telefoni. Megjithatë sekretarja thotë se ka folur me familjarët e saj.

“U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. S’e mendova se çështja do bëhej kaq e madhe”, - ka thënë nëna e 2 fëmijëve të mitur.

Duke mos e menduar se burri do ta denonconte të zhdukur dhe se çështja s’do bëhej kaq e madhe, ajo tha se nuk i ka parë lajmet. Të njëjtat burime thanë se tashmë e reja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike kur ka marrë vesh që ka qarkulluar nëpër media. Në dëshminë e saj ajo ka shtuar se prej kohësh kanë pasur probleme dhe konflikte në çift. 34-vjeçarja ishte larguar nga banesa prej mbrëmjes së të martës, por denoncimi në polici nga bashkëshorti, u bë mbrëmjen e së mërkurës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Legalizimi i kanabisit si Kalë Troje

Nga Dom Gjergj Meta Për momentin po kufizohem të them se legalizimi i kanabisit (qoftë edhe për qëllime kinse mjekësore) është Kali i Trojës i drogave më të ...

19:35

Aksident në Lezhë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku janë përfshirë dy automjete. Përplasja mësohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve...

17:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI