Flash

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

E pyesin për milionat e inceneratorëve/ Rama lë emisionin në mes

Lapsi.al 7 April 2022
E pyesin për milionat e inceneratorëve/ Rama lë emisionin në

Kryeministri Edi Rama e ka pasur të vështirë të japë një shpjegim për milionat që vijojnë të shkojnë për inceneratorët edhe pse ata nuk kanë zbatuar kontratat apo edhe pse pronarët e tyre janë në kërkim nga drejtësia. Në emisionin “Opinion”, Rama u shpreh krenar për inceneratorët ndërsa tha se do të bënte sërish të njëjtën gjë.

“Në Tiranë inceneratori është totalisht investimi i kompanisë. Përmes këtyre veprave ne pastruam vendin nga ato plehrat që kishin mbytur këtë vend. E mbani mend Elbasanin që ishte me një tym të madh, sot s´ka tym. Në Elbasan ne morëm rezultatin më të mirë elektoral, pikërisht për këtë arsye. Ty të kanë informuar nga Komisioni Hetimor...” – tha Rama dhe më pas u çua dhe nisi të flasë më spektatorët duke injoruar shifrat që gazetari Blendi Fevziu po jepte me shkop në ekranin e tij.

(Rama i drejtohet një gruaje nga publiku) “Si keni qenë? Vazhdo fol, ti vijo bëj propagandë….(u drejtohet të tjerëve) I keni marrë lekët e paketës së rezistencës, sot i morët? Hë si jeni ju të tjerët, vazhdo ti Fevzi merru me ata të tjerët, inceneratorët. Aleksandër, çfarë i keni dhënë Fevziut sot, sillu një kafe këtyre” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Legalizimi i kanabisit si Kalë Troje

Nga Dom Gjergj Meta Për momentin po kufizohem të them se legalizimi i kanabisit (qoftë edhe për qëllime kinse mjekësore) është Kali i Trojës i drogave më të ...

19:35

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI