Flash

Sherri me burrin sajesë?/ Sekretarja e gjykatës së Lezhës mund të jetë rrëmbyer

Lapsi.al 7 April 2022
Sherri me burrin sajesë?/ Sekretarja e gjykatës së Lezhës

Mediat kanë publikuar detaje të reja në lidhje me zhdukjen misterioze të krye-sekretares së Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku, e cila alarmoi policinë. Nëna e dy fëmijëve u zhduk nga banesa pa dhënë asnjë sqarim.

“News 24” raportoi se 34-vjeçarja kishte 3 ditë që ishte zhdukur nga banesa, ndërkohë që vetëm pas 48 orësh bashkëshorti i saj ishte paraqitur në polici ku edhe kishte bërë denoncimin për zhdukjen.

Sipas të njëjtave burime një tjetër pistë që po hetohet, është edhe ajo e një rrëmbimi për disa dosje që lidhen me çështje pronësie, kjo edhe për shkak të punës që ajo bën si sekretare në Gjykatës e Lezhës. Thuhet se për këto çështje ka pasur konflikte.

Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjatë marrjes në pyetje, 34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, ka deklaruar se ka qëndruar në një hotel në Lezhë dhe se i ishte bllokuar dhe celulari.

“Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”, ka thënë ajo. Mësohet se gjendja e saj psikologjike paraqitet e rënduar pasi ka marrë vesh se lajmi i saj ka qarkulluar në media. /Marrë nga BW

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI