Flash

Rama: Presidenti i ardhshëm do të jetë e kundërta e Ilir Metës

Lapsi.al 7 April 2022
Rama: Presidenti i ardhshëm do të jetë e kundërta e Ilir

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish Presidentin Ilir Meta duke u shprehur se pasardhësi i tij do të jetë e kundërta e Ilir Metës.

“Është hera e parë që ne mund ta zgjedhim me votat tona. Në rast se ish-Presidenti i deri pas ca muajve, u zgjodh me votat e veta dhe ne nuk kishim asnjë rrugë tjetër vetëm të bashkoheshim që të nxirrnim një President që e zgjodhëm për opozitën. Por iku, i lëshoi pëllumbat bashkë me macet.

Merr Ilir Metën dhe ndërto të kundërtën komplet, dhe ai është Presidenti i ri. Nuk hyj në emra, por asgjë si Ilir Meta. Unë kur kam bërë qeverinë e parë tonën, kam qenë i qëllimshëm në vendosjen e balancës.

Këtë qeveri nuk jam nisur nga gratë. Ka qenë se njerëz të duhur më shumë kanë qenë gratë më tepër se burrat. Nuk kam emra në kokë. Duhet të kemi një President që të jetë normal, një President apo Presidente që të ketë një figurë që për njerëzit të meritojë respekt” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI