Gjykata ka dhënë në mesditë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako.
Avokati i tij Sokol Hazizaj dha një deklaratë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin. Ai e konsideroi masën e sigurisë lënë në fuqi nga gjykata e posaçme si jo të drejtë.
“Është joligjore dhe jo e drejtë, u la në fuqi vendimi që për ne është haptazi jo vetëm në mungesë të respektit të lirisë së Alqi Bllakos, por edhe në mungesë të dijenisë që ka kjo gjykatë për kodin e procedurës administrative.’ u shpreh Hazizaj.
Bllako është akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre në aferën e inceneratorëve.

