Flash

Bllokohet makina me kanabis në Lezhë, arrestohen dy trafikantët

Lapsi.al 2 April 2022
Bllokohet makina me kanabis në Lezhë, arrestohen dy trafikantët

Policia e Shtetit ka arrestuar në fshatin Pllanë të Lezhës, dy trafikantë droge. Të arrestuarit quhen Ardit Marku dhe Emiljan Gega, të dy nga Kurbini. Ata po transportonin me makinën e tyre 26 kg kanabis dhe për kapjen e tyre, Policia e Lezhës organizoi një operacion të koduar me emrin e fshatit, operacionin “Pllana”.

Operacioni i nisur nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u krye në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Lezhës.

Policia, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se dy persona po transportonin lëndë narkotike me automjetin e tyre në aksin e vjetër rrugor Lezhë - Milot, zuri pritë në Pllanë dhe ndaloi një automjetet "Mitsubish" për ta kontrolluar.

Mjeti drejtohej nga Ardit Marku dhe pasagjer ishte Emiljan Gega, të cilëve iu gjetën 3 thasë plastmasi ngjyrë të zezë me 26 kg kanabis.

Në vijim u bë arrestimi i tyre, i Ardit Markut, 26 vjeç dhe Emiljano Gegës, 22 vjeç, të dy banues në Kurbin, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike'', kryer në bashkëpunim.

Atyre iu sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparatet celularë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Të këshilluara

Përplasi Ferrarin ditën që e kishte blerë

Një person ka përplasur supermakinën e tij të re që i kishte kushtuar 250 mijë £ pikërisht në të njëjtën ditë që e kishte blerë atë. Dhe bëhet fjalë për një ...

23:51

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI