Flash

Berisha: Nëse PD fiton zgjedhjet unë mund të mos jem unë kryeministër

Lapsi.al 1 April 2022
Berisha: Nëse PD fiton zgjedhjet unë mund të mos jem unë

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nëse PD fiton zgjedhjet nën drejtimin e tij mund të mos jetë ai kryeministri.

“Do të ketë primare. Mund të jetë dikush tjetër kryeministër dhe unë kryetar partie”- tha Berisha në emisionin Zonë e lirë.

Ai tha se nuk do ta njohë vendimin nëse Gjykata e Tiranës do të regjistrojë edhe Statutin e Kuvendit Kombëtar të PD-së, të miratuar nga Kuvendi i Bashës në 18 dhjetor. Berisha tha se nuk ka asnjë forcë politike në vend që të pranojë një vendim “fake”.

“Nuk e njohim nëse Gjykata miraton edhe Statutin e 18 dhjetorit. Kush është ajo forcë politike që njeh një ‘fake’?,” - tha Berisha.

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, dhe nëse Sali Berisha fiton zgjedhjet brenda partisë, a do të pranojë ta takojë ambasadoren amerikane Yuri Kim?

“Për këtë çështje unë jam shprehur. Dera e PD është e hapur për të gjithë përfaqësuesit e vendve mike për çdo diplomat. Zonja Kim duhet t’u kërkojë ndjesë demokratëve për barin që u serviri. Kjo është fyerja më e rëndë që u ka bërë dikush në 30 vite atyre” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI