Flash

Merr fund misteri i arratisjes/ Policia e Shtetit sqaron: Alqi Bllako është në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Lapsi.al 1 April 2022
Merr fund misteri i arratisjes/ Policia e Shtetit sqaron: Alqi Bllako

Mbas shumë pikëpyetjesh dhe misteresh mbi vendndodhjen e ish-deputetit socialist Alqi Bllako, ka ardhur reagimi i Policisë së Shtetit. Blutë sqarojnë  Policia sqaron se  Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë  "Arrest në burg", lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe aktualisht ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

"Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar", njofton policia. 

Mbrëmpati një sërë aludimesh se Bllako mund të ishte arratisur jashtë vendit, sa kohë që nga policia nuk kishte asnjë raportim zyrtar.

Mbrëmja e djeshme u shoqërua me shumë aludime për mundësinë e arratisjes së ish-deputetit Bllako. Situata është bërë akoma edhe më dyshuese pas një fotoje të publikuar në rrjetet sociale nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Hazizaj ka postuar një foto në rrjetin social Instagram të cilën e mbishkruante me fjalët: “Ciao përqafime”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI