Flash

Alqi Bllako nuk gjendet/ Kryemadhi: Flini të qetë se nuk keni parë asgjë akoma

Lapsi.al 31 March 2022
Alqi Bllako nuk gjendet/ Kryemadhi: Flini të qetë se nuk keni

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas lajmit se deputeti i PS-së Alqi Bllako është arratisur pas vendimit të GJKKO e cila miratoi kërkesë e SPAK për masën e arrestit me burg.

"Qytetarët presin drejtësi, jo regji me qeveritarë në arrati! Një pyetje kam për mediat që presin tani vonë arrestimin e deputetit të inceneratorëve: Kush i sponsorizoi sot gjatë ditës lajmet e rreme se arrestimi i Bllakos kishte ndodhur, se po kontrollohej shtëpia e tij, apo ishin të nevojshme që të fitohej kohë për arratisjen? As udhëtimet në Maltë, Dubai, Singapor apo gjetkë nuk zgjidhin dot gjë tashmë për grupin e strukturuar të inceneratorëve. Bëni gjumin e qetë, se nuk keni parë gjë akoma" - shkruan Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI