Flash

Tabaku hedh dyshime mbi Kuvendin: Kush e pengoi arrestimin e Alqi Bllakos

Lapsi.al 31 March 2022
Tabaku hedh dyshime mbi Kuvendin: Kush e pengoi arrestimin e Alqi Bllakos

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje mosarrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako.

Në një postim në Facebook, Tabaku nenvizon se refuzimi i mbledhjes së Këshillit të Mandateve, pengoi arrestimin e ish-deputetit.

“Kush e pengoi arrestimin e Alqi Bllakos nga momenti i njoftimit publik të SPAK, datë 29.03.2022, ora 11:30 deri në momentin e përgjigjes së Kuvendit, datë 30.03.2022, ora 22:30, duke refuzuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit për Mandatet, për rrjedhojë dhënien e autorizimit për SPAK? Kushdo qoftë do të duhet të përgjigjet përpara ligjit”, shkruan Tabaku në facebook.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI