Flash

Përmbyset ruloti, plagoset një çift të huajsh në Mallakastër

Lapsi.al 31 March 2022
Përmbyset ruloti, plagoset një çift të huajsh në

Një mjet tip rulot me targa të huaja ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Poçem në Mallakastër. Për këtë shkak një cift i huaj përfunduan në spitalin e Fierit.

Të plagosurit janë Dominic Macfarlane 34 vjeç dhe Gabriela Tominac 26 vjeçe. Çifti ka pritur që të mbërrijnë në vendin e ngjarjes uniformat blu duke refuzuar ndihmën mjekësore në spitalin e Fierit, por më pas janë shoqëruar. Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga ka qene lagështia prej reshjeve të orëve të fundit, era e fortë por edhe mungesa e ndriçimit.

Menjëherë në e vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ambulanca ndërsa burrë e grua janë shoqëruar në spital, ku paraqiten në gjendje të mire shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryhen veprimet për të zbuluar edhe shkakun e daljes nga rruga të rulotës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjirokastër, 50-vjeçari gjendet i vetëvarur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Libohovë. Policia informon se një burrë është gjendur i vetëvarur në një pemë nga banorë të fshatit Nepravishtë. Nga të dhënat...

19:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI