Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend duke u ndalur te bujqësia dhe subvencionet për fermerët. Gjatë fjalës së tij, Rama është ndalur tek nafta për fermerë, që sipas tij, nga viti i shkuar është një produkt i subvencionuar nga qeveria. Kryeministri gjithashtu shtoi se eksportet shqiptare janë rritur me rreth 14%, duke shtuar se qeveria po financon në pikat e zhvillimit të bujqësisë përmes bashkimit. Ai tha se vetëm të bashkuar, mund të krijohet një sinergji më e lartë prodhimi, duke shmangur kështu edhe mosshitjen e produkteve të fermerëve.
"Paketa e rezistencës sociale, shton mbështetjen për fermerët me naftë falas, duke bërë kompensimin e plotë të gjithë pjesës të taksave që ata paguajnë për atë sasi nafte që konsumojnë jashtë mbështetjes. Për këtë skenë bëmë të financohen 14 mln dollar. Kjo shumë adreson nevojat e parashtruara përmes aplikimeve të fermerëve dhe nga ana tjetër skena ka një tjetër efekt pozitiv, që siç ndodhi vitin e ardhëm, po ndihmon që të zgjerohet i gjithë kapaciteti i inventarit të shtetit për tokat, fermët dhe fermat.
Dëgjova nga komentet e deputetit, diçka që dëgjohet shpesh. Shifrat ishin të sakta, duke e konsideruar si defekt faktin që subvencionet për krerët janë sot një numër më i lartë seç ishin. Kjo është e vërtetë, por në këndvështimin tonë eshtë e kundërta. Ne besojmë se sunvencionet e dhëna, përsëri mbetemi në vazhdën e një politike që ka një fytyrë social por është një maskë sociale. Efekti i drejtpërdrejtë në transformimin e bujqësisë, nuk është ai i duhuri. Po i largohemi financimit të vetmisë, të të qëndruarit veç, do të financojmë gjithmonë e më shumë, të gjitha ato pika të zhvillimit për mes bashkimit, rrjeteve ku kontiruborët janë të përfshirë, jo për interesin e përbashkët, por për interin vetjak Ata që punojnë në ngastrën e tyre, ata që pastaj shesin janë të gjithë të bashkuar dhe ndërkohë që secili bën punën e vet. Ata tregtojnë të gjithë bashkë. Ky është një fakt, ashtu siç ishin ato shifrat që solli deputeti dhe nuk kontestohen si shifra. Një tjetër fakt është që vjet kur u diskutua buxheti u ngrit një piskamë e madhe. Fakti është që në janar dhe shkurt bujqësia jonë ka eksportuar 14% më shumë se sa viti i kaluar. Si u rrit eksporti? Sepse në realitetin e bujqësisë sonë, ne kemi praktikisht pjesën që po vazhdon të zgjerohet çdo ditë dhe që nuk varet nga lëmoshat, por që kërkon mbështetje të tagetuar ashtu siç bën edhe BE, e ashtu siç duhet të bëjmë ne me skemën kombëtare.", tha Rama.