Flash

Berisha për Alibeajn: Se e njoh unë, s'do të thotë se Enkelejdi është grupi parlamentar

Lapsi.al 31 March 2022
Berisha për Alibeajn: Se e njoh unë, s'do të thotë se

Sali Berisha pas mbledhjes së grupit parlamentar ka folur për gazetarët, ku i është përgjigjur edhe Enkelejd Alibeajt. Berisha thotë se e njeh grupin parlamentar, por kjo nuk do të thotë që ai është grupi, duke theksuar se Alibeaj mund të qëndrojë kryetar grupi deri në qartësimin e situatës.

“Absolutisht cili do demokrat ka të drejta ta çojë te të gjitha forumet. Do të mblidhet kuvendi, do të zgjidhjet këshilli kombëtar dhe çdo njeri ka të drejtë të propozojë. Kjo është e thjeshtë.

Se e njoh grupin unë, nuk do të thotë se Enkeljedi është grupi, deri sa të qartësohet situata. Jemi në një proces dhe në proces e sipër ai mund të qëndrojë kryetar grupi”, tha Berisha.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët se me çfarë parash po bëhen rregullimet në selinë e PD, Berisha u shpreh se nuk është në dijeni, por do të kërkojë transparencë.

"Nuk kam asnjë dijeni po do të kërkoj që të bëhet transparenca. Partia ka financa, por sesi është gjendja e arkës në këtë parti nuk e kam idenë. Do të jetë një zyrë mes këtyre zyrave. Tani nuk ka zyrë kryetari.

Po takoj çdo ditë deputetë dhe kryetar degësh dhe po arrijmë në mirëkuptime duke korrigjuar probleme të caktuara." - u shpreh Berisha.

Pse Basha nuk mori pjese? 

Pyeteni Bashën, ai është anëtari i grupit parlamentar.

Të këshilluara

Lufta rrit popullaritetin e Putin në Rusi

Shkalla e pëlqimit të rusëve për Presidentin Vladimir Putin arriti në 83%, nivelin më të lartë në vitet e fundit. Të dhënat dalin në një sondazh të instituti...

21:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI