Flash

Mbërrin në Gjykatë kërkesa e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos

Lapsi.al 31 March 2022
Mbërrin në Gjykatë kërkesa e SPAK për arrestimin e Alqi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dërguar në GJKKO këtë të enjte kërkesën për arrestimin e Alqi Bllakos.

Kërkesa erdhi pak orë pasi dorëzoi mandatin e deputetit.

Ndërkohë që në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca gjyqësore këtë të enjte për caktimin e masave të sigurisë për nëntë zyrtarët për të cilët SPAK ka kërkuar arrestimin.

Mes tyre është edhe kërkesa për arrestimin e ish deputetit socialist Alqi Bllako. Kujtojmë që më datën 29 mars, SPAK iu drejtua Kuvendit me kërkesë për autorizim për arrestimin e Bllakos duke qenë se ai kishte mandat deputeti.

Por ditën e djeshme Bllako hoqi dorë nga mandati për t’u përballur me drejtësinë.

Të këshilluara

Moti i keq paralizon Portin e Durrësit

Autoriteti Portual Durrës ka informuar mbi mbi situatën e motit, i cili ka paralizuar lëvizjen e trageteve dhe anijeve. Sipas AP, mëngjesin e sotëm vijon pre...

11:20

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI