Flash

E akuzonte për tradhti/ Burri xheloz hedh nga kati i tretë partneren në Kamëz

Lapsi.al 24 March 2022
E akuzonte për tradhti/ Burri xheloz hedh nga kati i tretë partneren

Detaje të reja nga ngjarja në Kamëz, ku një burrë ka tentuar të vrasë partneren e tij duke e hedhur nga kati i tretë i pallatit, dhe më pas e ka cilësuar ngjarjen si aksidentale.

Dilaver Idrizi e akuzonte bashkëjetuesen e tij për tradhti dhe se ky ka qenë dhe motivi që pas një sherri mes të dyve e ka hedhur nga banesa.

Kjo ishte martesa e dytë për të dy, por 62-vjeçari është acaruar për arsye xhelozie me bashkëjetuesen dhe mes tyre ka pasur një debat të madh dhe më pas ai ka tentuar ta vrasë. Të dy kanë fëmijë të rritur nga martesat e mëparshme, por në momentin e ngjarjes ishin vetëm. Pas ngjarjes policia shkoi në banesën e tyre dhe konstatoi se ishte rrëmujë dhe kishte objekte të rrëzuara dhe krijoi dyshimin se çifti i bashkëjetuesve mund të kishte pasur konflikte para ngjarjes. Policia mori në pyetje 62-vjeçarin i cili tha se ngjarja ishte aksidentale ndërsa gruaja për shkak të rënies nga lartësia ishte në reanimacion dhe nuk mund të fliste. Që prej datës 11 policia mbajti në vëzhgim 62-vjeçarin dhe vërejti sjellje të dyshimta të tij.

Para dy ditësh gruaja doli nga reanimacioni, por hezitoi të kallëzojë bashkëjetuesin. Pas intervistimit nga uniformat blu ajo tregoi të vërtetën se ishte bashkëshorti ai që e hodhi nga ballkoni.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI