Flash

Alibeaj - Komisionit të Rithemelimit: Duhet të veprojmë si një familje

Lapsi.al 24 March 2022
Alibeaj - Komisionit të Rithemelimit: Duhet të veprojmë si

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i bëri thirrje deputetëve të Partisë Demokratike dhe anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit që të veprojnë si në një familje, ku problemet e brendshme nuk nxirren jashtë shtëpisë. Në fjalën e tij në parlament ai u shpreh se interesi i pjesë së djathtë të parlamentit duhet të jetë mbrojtja e interesit qytetar dhe mos të bien pre e kurtheve të vogla.

Shkak për tonet përbashkuese të Alibeaj u bë debatit i ngritur nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit se në seancën e sotme duhet të mbahej interpelana e thirrur prej tyre me kryeministrin Rama dhe jo mocioni me debat për çmimet i propozuar nga Partia Demokratike.

“Ju bëj me dije ju dhe gjithë publikut, nuk duhet të provokoni debate të brendshme të grupit parlamentar, është e disata herë që ju e keni bërë këtë. Ndoshta ju do doni të fitoni kredo politike, po kjo nuk i bën nder askujt.

Kolegët e nderuar që nga ana ime kanë respektin maskimal, familja jonë ka rregullat e veta, ka kontributin e gjithësecilit. Rregulla të përcaktuara në rregullore. Miqtë e mi kolegë të nderuar nuk ju lejoj që çështjet e brendshme t’i nxjerrim në mexhlis.

Sipas procedurës tonë të bredshme sekretari i grupit i ka dhënë mundësi të gjithë deputetëve anëtarë të grupit parlamentar të flasin dhe kanë gjetur mundësinë për të folur.

Ky është rregulli i brendshëm. Në një familje serioze në respekt të njërit tjetrit thirrje ju bëj që primare është që kjo pjesë e parlamentit ka synim të jetë protektor i interesave të qytetarëve dhe mos të biem në lojëra të vogla apo kurthe të vogla, por të mbrojmë interesit të qytetarëve shqiptarë”, tha Alibeaj.

Të këshilluara

Vritet një gazetare ruse në Kiev

Një gazetare ruse është vrarë gjatë bombardimeve po nga forcat ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Oksana Baulina kishte raportuar nga Kievi dhe qyteti perëndim...

21:24

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI