Flash

Borrell flet në gjuhën e Ramës: Çmimet janë rritur në të gjithë botën

Lapsi.al 15 March 2022
Borrell flet në gjuhën e Ramës: Çmimet janë rritur

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell ndodhet gjatë një vizite zyrtare në Tiranë dhe pasi ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediet. Kryeministri Rama ku u diskutua kriza ekonomike dhe sanksionet kundër Rusisë.

Gjatë fjalës së tij, Borrell konfirmoi se Bashkimi Europian do të miratojë paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë të cilat sipas tij do të godasin edhe më fort ekonominë dhe tregtinë e mallrave ruse. Gjithashtu, Borrell ngjashëm me retorikën njësoj si Rama deklaroi se rritja e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore është globale për shkak të luftës.

"Rritja e çmimeve është jo vetëm në Shqipëri dhe ka formuar një problem në ekonominë botërore. Është një proces që ka nisur me rritjen e çmimeve të energjisë të naftës të karburanteve. Jemi të varur nga kjo rritje e çmimeve sepse Rusia po e përdor si armë. Rritja e çmimeve është si pasojë e eksporteve. Unë kur pagova faturën e energjisë në Spanjë ishte 50 euro kurse tani paguaj 500 euro. Nafta ka shkuar në Buksel më shumë se 2 euro litri. Kjo do të ndikojë në vendet e varfra. Ndalimi i eksportit të grurit nga Rusia do të krijojë problem të madh por vendet e BE duhet të bashkëpunojnë për ta përballuar këtë krizë. Gjithashtu kjo do të jetë kriza më e madhe humanitare për BE. Duhet tio vendosim kosto të madhe Rusisë duke mbështetur Ukrainën. Populli shqiptar është i vendosur për të qëndruar plotësisht në anën e të drejtës ndërkombëtare”, përfundoi Borrell.

 

Të këshilluara

Plagoset rëndë gazetari i Fox News në Kiev

Një tjetër gazetar  i huaj, Benjamin Hall, 39 vjeç, korrespondent i Fox News, u “plagos rëndë” teksa raportonte për luftën në Ukrainë. Lajmi është bërë i dit...

22:13

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI